Njoftim

Dini për përditësimet e tregut

Rreth nesh

Agjensioni për patundshmëri AMSA ka një kohë që gjendet në tregun kosovar gjithashtu posedon një kuadër të plotë menaxherijalë për patundshmëri.

Themeluar më 21 shkurt të vitit 2011, me një zgjedhje efektive të pasurive të patundshme, për të gjithë të interesuarit në këtë fushë.

Agjension ky që u krijua disa vite më parë, duke parë të nevojshme për të krijuar vende pune,dhe duke i ndihmuar ekonomisë së shtetit dhe popullit, pronari i agjensionit AMSA vendosi të krijoj Agjensionin Për Menaxhim Ndërmjetësim, dhe Mirëmbajtje të Patundshmërive,

Të gjithë të interesuarit për të blerë,shitur,marrë apo dhënë me qera kanë një adres AMSA, kjo industri e patundshmërisë e cila në shtete perëndimore egziston me shumë se një shekull.

Agjensioni AMSA çdo ditë e më shumë po arrin suksese në ushtrimin e kësaj lamie,ku dhe numri i të punësuarve gradualisht po vazhdon të rritet.

Agjensioni AMSA me stafin e saj profesional,do të ju garantoj në sigurinë në të gjitha transaksonet që do ti bëni nëpërmjet saj.

Duke dëshiruar që AMSA te jetë partnerë  në investimet tuaja.

AGJNESIONI AMSA LIDER NË PATUNDSHMËRI ME AGJENTËT E SAJ.

Mendoni për zgjedhjen e një agjenti për të hyrë në një partneritet biznesi?

Kjo është pikërisht një partneritet ku të dyja palët qëndrojnë për një rezultat të suksesshëm.

Zgjedhja e një agjenti është një nga hapat më të rëndësishëm në drejtimin e nje shitje, blerje, qeramarrje, qeradhënie të suksesshme. Agjentët kanë për obligim të marrin barrën për ndërmjetsimin e pronës suaj, nga renditja dhe marketingu i pronës për të negociuar ndërmjetsimin duke u kujdesur për të gjitha vendimet më të suksesshme të pronës suaj.

Agjentët e AMSËS ju ndihmojnë të vendosni në mënyrën profesionale për të ndërmjetësuar pronën tuaj.

Agjentët tanë kanë një reputacion për besueshmërinë dhe maturinë në njoftimin e  klientëve me shitjet,menaxhimin,ndërmjetësimin dhe mirëmbajtjën e pasurive të patundshme.

Qëllimi Ynë: Të angazhohemi sinqerisht për realizimin sa me te shpejtë   të kërkesave ne fushën e Patundshmëris të kilentëve tanë.

Agjenti i juaji do të ndërmjetësojë mes ju dhe blerësit për të arritur një çmim të pranueshëm reciprokisht.

Ne jemi lider për shërbimet e patundshmërive duke dhënë një përvoj dhe shërbime  korrekte  për klientët tanë, pra për të kursyer kohën duke kërkuar më të mirën për familjet tuaja, duhet të vini deri te informatat më të sakta për mënyren se si funksionon.

Synojmë një zgjedhje të qëndrueshme,unike dhe origjinale

  • Me standardet tona të larta dhe etikën e punës;
  • Angazhimin tonë dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional;
  • Ҫdo antar i grupit tonë kupton së rrënja e suksesit tonë është shërbimi, ku shërbimi ynë përfshinë klientin.
  • Respektim i zellshëm për premtimet tona.
  • Mundësi që të merren direkt përgjigjje përmes agjentëve të AMSA-ës

Ne marrim seriozisht pronën tuaj duke kuptuar se themeli i një mardhënie të suksesshme me klientin është komunikimi i mirë dhe ne fillojmë nga:

  • Dëgjimi me klientët tanë për të kuptuar nevojat dhe shqetësimet e tyre;
  • Duke vepruar me interesin e tyre më të mirë për të arritur qëllimet e tyre;
  • Informimi për njohuritë tona gjerë te tregu i fituar nëpërmjet pervojes sonë.
  • Kërkimet në thellësi duke përdorur teknologjinë më të fundit për të bërë punën sa më të lehtë e më të kuptueshme.
  • Krijojmë mjedis të mësuarit,ku ne e identifikojmë dhe ndajmë praktikat më të mira me kolegët.

Besimi juaj tek ne na jep kurajo që të avansojmë sa më shumë që ne t’ua lehtësojmë të gjitha sferat që i përkasin patundshmërisë.